← Poezi dhe prozë
Babi
O mor bab, babi im
ishte ditë me pikëllim
kur mora lajmin se ti ndrove jetë
më shtrëngoi zemra saqë kesh t'u vdek
Rri i ulur dhe vajtoj
a mos është vallë një ëndërr që unë po e kujtoj
realiteti ishte i vërtetë
se babi im dje ndërroi jetë
Tani mërzia më kaplon
hall të madh mua ma shton
1 dinar kujt me ia lyp
ah mor prindi im, këtë ditë s’e kam prit
Tërë familjen na la në vetmi
në shtëpinë tonë kush do sjellë pasuri…!
Lotët nga sytë më rrjedhin
por mallin tim nuk mund ta heq
jetën si do ta kaloj
jetim, pa babë, unë do jetoj
fati ishte i hidhur
që jetën me mërzi ta kaloj.
— Agim Sherifi, 1 Nëntor, 2017