← Poezi dhe prozë
Bota e ligë
Syri jem s’ka me u tha,
der atë ditë kur ka me u nda.
Nuk jam lodh,
po jam dëshpëru,
nga kjo botë e ligë
dua me u largu.
Një frikë e kam,
as vdekja dhimbjen nuk ma ndan.
për lavdata s’kam jetu,
se njeriu s’di me vlerësu,
e asesi me gjyku.
— Agim Sherifi, 17 Shtator, 2026