← Poezi dhe prozë
Dashuri e humbur
Për ty që u verbova në dashni
tash po rrjedhin lotët sikur shi
sytë nuk po thahen o me lot
atë që e desha, nuk e mora dot
Dashninë që ta kam dhënë
ty ka me të vra
ditë të bardha kurrë s’ke me pa,
ti ke me u pendu
atëherë kur unë kam me të harru
Tani mos u mendo
vonë është gjithçka, mo
kur unë vij, për ty s’dua me ni
me tjetrën kur më sheh
bëhesh sikur nuk më njeh
Unë e di që zemra t’u ka kall
tymi po don me të dal,
unë s’të kam faj
që tash ti je n’vaj,
shpirti mundet me t’u lshu
e me mu kurrë mos me u bashku
Në andërr mundesh me m’pa
e nga shtrati moti jemi nda
ka me të mungu
sa të kishe jetë me jetu
— Agim Sherifi, 11 Dhjetor, 2025