← Poezi dhe prozë
Falemnderit Zot
Jam ndalë pak me të falënderu shumë, o Zot,
për të mirat që i kam, s'po ia di vlerën dot.
Duke kërkuar çdo gjë e mos me ditë me u ngopë,
harrova se sa i vogël jam unë në këtë tokë!
U mbushën sytë me lot, pse nuk të deshta asnjëherë si sot,
Prej madhërisë tënde nuk jam zhgenjy, ula kokën nje sexhde per Ty,
Trupi mu rrënqeth e zemra po vajton, a kam jetë ende të jetoj,
më tepër Zotin në sexhde e lutje ta falënderoj.
Faleminderit Zot, po marr frymë edhe sot,
bekimet që TI m’i dhe, unë s’mund t’i paguaj dot!
Faleminderit Zot, po marr frymë edhe sot,
bekimet që ti m’i dhe, unë s’mund t’i paguaj dot!
Në errësirë kur rashë, vetëm dritën tënde pashë,
e vërtetova që s’kam tjetër shpëtim,
e të kthehem vetëm te ti për falënderim.
Kush nuk don e nuk vlerëson atë dritë që me sy hapur shikon,
ai është errësu n'shpirt e është verbu në zemër,
do të vuan përjetë derisa t’i kthehet falënderimit të vërtetë.
Faleminderit Zot, po marr frymë edhe sot,
bekimet që TI m’i dhe, unë s’mund t’i paguaj dot!
Për TY është pak edhe nëse sytë kurrë nuk thahen me lot, Elhamdulilah o Zot!
— Agim Sherifi, 04 Nëntor, 2024