← Poezi dhe prozë
Klasa ime
Si fëmijët e mi po i shikoj,
buzëqeshje pa ndërprerë po u dhuroj,
ngrohtësinë që ma japin,
çdo përqafim ua dedikoj.
Një qiell plot me yje,
klasa ime ka me u ngrit në krye,
asnjë re të mos mbetet mes nesh,
mbështetjen time kudo ta gjesh.
Si treni të bashkuar,
deri te caku i dëshiruar,
binarë më të mirë nuk ka,
në Maarif klasa 11 do të lulëzojë, o!
Për nxënësit e mi,
që as pluhuri s’dua me iu ra,
dashurinë që e kam për ta,
në shkollë për mua është gjithçka.
— Agim Sherifi, 1 Shatator, 2025