← Poezi dhe prozë
Prioriteti Nuk Ka Arsyetim
Unë përgjigjem n’moment që ta shoh mesazhin, pa vonesa,
se kur e respekton dikë, nuk ekzistojnë arsyetime e pengesa.
Nuk ka rëndësi sa rrethon bota, as sa zhurmë bën kjo jetë,
nëse dikush të peshon në zemër, koha gjendet vetvetiu, e qetë.
Njëzet e katër orë i kemi të dy, po dashnia matet me prioritet,
po si duket, unë të jap kohë edhe kur s’kam, ndërsa ti harron që jam.
Ti vjen veç atëherë kur të teket, kur s’ke tjetër kënd nëpër duar,
e harron që unë jam këtu, duke pritur një shenjë për të besuar.
Tani e kuptova se nuk ekzistojnë njerëz të zënë në këtë botë,
ka vetëm prioritete që ndajnë fjalën e sinqertë nga ajo e kotë.
Nuk po kërkoj më vëmendje, as vendin që s’ma dhe me mendje,
faleminderit që më tregove se ku jam në listën tënde.
— Agim Sherifi, 11 Maj, 2026