← Poezi dhe prozë
Ramazani pa nënën
Etjen nuk po e shuan as uji,
urinë nuk po e ngopin as shumë ushqime.
Ramazani i parë pa nënën time,
mërzi e rëndë për zemrën time.
Më e rëndë mërzia sesa uria,
në çdo cep më del vetmia,
nga syfyri e deri në iftar,
zëri i nënës më mungon pa ndarë.
Pa syfyr sot vetë u zgjova,
heshtjen e dhomës thellë e provova,
më mungon ajo dritë e syfyr e iftar,
ky Ramazan nuk është si më parë.
Në sofrën e iftarit ka një vend bosh,
një lutje e heshtur që s’ka kush ta thotë,
ky Ramazan pa ty është veç vetmi,
ti në varr pushon, në mua rron përjetësi...
— Agim Sherifi, 16 Mars, 2025