← Poezi dhe prozë
T'fala
T’fala për ty që s’e ktheve një mesazh,
për ty që suksesin tim e kishe bllokadë.
T’fala që "ngushëllim" më dhurove veç n’dekë,
kur t’u ngrit vetja, mua s’më njohe në jetë.
Faleminderit që me t’mira nuk më prite,
me hije xhelozie mardhënien e mbyte.
T’fala gjithkujt, gjithandej e gjithkah,
unë jam ai që isha, nuk u shita për dynjah.
Edhe kur thashë: "Po bëhem i keq si ata",
zemra e gjuha m’thanë: "Mos e humb veten kot për ta."
Shujta inatin, fjalën e lashë n’vend,
se vlera nuk matet me mllef e me hakmarrje askend.
T’fala për kujdesin që kurrë s’më rrethoi,
t’fala për inatin që ty brenda të shkatërroi.
T’fala bëji vetes, falu n’atë vetmi,
se si unë në botën tënde s'ka me pasë më njeri.
T’fala, t’fala... nga një botë pa zhurmë,
ku unë po gjej veten, pa mllef e pa furtunë.
Ju mbetni tue u tretë n’garë e n’tym,
e unë po eci qetë, me ndërgjegje e me dritë n’syn.
"T’fala gjithkujt që m’deshi veç kur rashë,
se kur u ngrita, rrugën vetë e pashë."
— Agim Sherifi, 8 Qershor, 2026